Random Video

“Flauti magjik” në skenën e TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-24 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një përrallë magjike vjen këtë të diel në Teatrin e Operas dhe Baletit, si e para premierë e këtij sezoni që ka sjellë në skenë vetëm rivënie. Eshtë ?Flauti Magjik? testamenti i Moxart që ndryshe nga 2011-ta, kur ka prekur për herë të fundit skenën e TKOB-së, vjen me një drejtim tjetër orkestral e koncept të ri regjisorial. Pierre Pichler: Jam në Tiranë për herë të parë dhe ndihem vërtet mirë për pritjen nga artistët. Sot mund të them pas diskutimesh e ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer me instrumentistët që e njihnin këtë vepër dhe me drejtuesit që janë kujdesur të sjellin një Moxart sa klasik nga ana e muzikës, aq edhe modern nga ana regjisoriale.Kjo shfaqje vjen edhe me më shumë elementë te masonerisë që ndërthuren në kozmiken e realizuar me videoprojektor. ?Flauti Magjik? ngjitet në skenë e Teatrit të Operas dhe Baletit si një produksion i këtij institucioni dhe ambasadës austriake që sjell në Tiranë edhe artisten Serenad Uyar, në rolin e mbretëreshës së natës. Ambasadori i Austrisë i pranishëm në prezantimin e këtij eventi, theksoi se kjo vepër vjen edhe në kuadër të 60-vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.