Random Video

“Tu si que vales”, performanca dhe emocione në skenë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-04 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një natë e çmendur. Kështu ishte parashikuar të ishte ?Tu Si Que Vales? mbrëmjen e së enjtes në ?Vizion Plus? dhe kështu ndodhi. Por, jo vetëm kaq: spektakli i talenteve ka ofruar në mbrëmjen e dytë edhe më shumë art, duke u kthyer kështu në skenën ku i gjen të gjitha, interpretimin, muzikën e mirë, magjinë, tendencat më të reja në kërcim, por edhe humorin e atyre që nuk konkurrojnë. Kjo skenë e madhe priti në takimin e dytë me publikun ëndrrat që ka një fëmijë, të huajt që vijnë në Tiranë vetëm për magjinë e këtij spektakli, por edhe ata që pasionin për atë çka bëjnë e kanë kthyer tanimë në profesion. Edhe mbrëmja e trete do te vijoje me performancat e konkurrenteve, pa kufizime në grupmoshë, në gjini, apo në hapësirë gjeografike.