Random Video

Aleatet e PD: “OK” protestave - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-05 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Problematika e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, prej javësh eshte vendosur ne qendër te aksionit politik te opozitës dhe si forme reagimi ndaj rrezikut per votën e lire, Partia Demokratike po shqyrton dy rruge: protestat dhe bojkotin e Parlamentit. Ne radhët e aleateve te PD, protestat gëzojnë mbështetje, por nuk ndodh kështu me idenë e largimit nga Parlamenti, e cila per disa është e papranueshme e per disa te tjerë, duhet te jete opsioni i fundit me arsyetimin se kuvendi është nje tribune ku opozita mund te paraqesë qëndrimet e saj.

Dashamir Shehi: Unë nuk mbështes idenë e daljes nga Parlamenti. Pse? Mire apo keq Parlamenti e ka akoma nje rol, dhe 5-6 muaj do te vazhdojmë ta kemi si nje lloj tribune per te shprehur idetë tona kundër apo pro; kështu qe me duket e palogjikshme pse duhet te dilet nga parlamenti. Kete se kam kuptuar kurrë.

Agron Duka: Bojkoti duhet te jete opsioni i fundit qe mund te mendohet nga opozita, bojkoti i Parlamentit, per arsye se ne Parlament ke mundësi te besh oponence, te debatosh dhe te gjesh rrugët e zgjidhjes.

Nard Ndoka: Nese ne ndeshemi përballë nje mazhorance, e cila përpiqet te shfrytëzoje dhunen e kartonave qe ka, atëherë kuptohet qe nje bojkot është mese normal. Por pa e konsumuar nje axhende parlamentare te opozitës besoj qe eshte e parakohshme nje gje e tille.

Aleatet ndajnë nje qëndrim ndryshe edhe per reformën zgjedhore, duke theksuar se ende ka kohe per te bere ndryshime qe përmirësojnë zgjedhjet.

Dashamir Shehi: PD ben nje gabim fatal neqoftese tërhiqet nga ideja per te ndryshuar kodin zgjedhor se është per ate ne radhe te pare. Unë gjykoj qe ka kohe te mjaftueshme per disa ndryshime qe jane rrënjësore, per shembull numërimi elektronik.

Agron Duka: Nese ka vullnet politik gjendet koha, te paktën ato qe jane esenciale siç eshte per shembull numërimi elektronik.

Nard Ndoka: Kur ka vullnet politik nga palët gjithmonë ka kohe, per faktin se reforma zgjedhore është shume e rëndësishme.

Prej javësh komisioni i reformës zgjedhore nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje dhe 8 muaj para zgjedhjeve, nuk ka asnjë produkt. Demokratet kërkuan qe nëpërmjet ndryshimit te ligjit elektoral, proceset zgjedhore te pësonin nje ndryshim rrënjësor dhe per këtë propozuan futjen e teknologjisë ne zgjedhje, masa te reja per financimin e fushatave elektorale si dhe ashpërsim te dënimit per vjedhjen e votës, por nje pjese e këtyre propozimeve u rrezuan nga Partia Socialiste e nje pjese jane te pamundura per t?u realizuar per shkak te kohës; ne keto kushte per PD reforma zgjedhore ka dështuar.