Random Video

Harta e kultivimit të drogës në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-17 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat italiane kane publikuar te dhëna per sasinë e drogës te zbuluar ne Shqipëri fale misioneve te nje avioni te policisë se vendit fqinj, qe monitoron territorin shqiptar. Gazeta ?Corriere della Sera? shkruan se qe nga janari i këtij viti janë zbuluar 753 mije bime narkotike kanabis sativa ne nje sipërfaqe prej 214 mije hektarësh. 42 misionet e kryera tregojnë nje shtrirje te hartës se kultivimit te lendeve narkotike. Sipas marrëveshjes se arritur mes dy vendeve nje avion i Guardia di Finanza, fluturon çdo vit per te monitoruar 20 perqind te territorit, përjashto qytetet, malet dhe lumenjtë. Avioni fluturon ne periudhën qershor - shtator, qe eshte dhe periudha e rritjes se bimëve, nuk kalon me mbi Lazarat ku dy vjet me pare ndërhynë forcat e policisë per ta marre nen kontroll pas 20 ditësh beteje. Gazeta përmend edhe arrestimet e personave qe kujdesen per parcelat e mbjella apo shoferet qe transportojnë drogën, por vëren se drejtuesit e grupeve, qe shpesh udhëtojnë mes Italisë dhe Shqipërisë, nuk arrestohen. Nje pjese e drogës transportohet ne Itali, ku çmimi i nje kilogrami ne Puglia arrin 1300 euro, por nese shitet ne veri te Italisë, ai rritet deri ne 1800 euro.