Random Video

Report TV - Negociatat, Pr/Rezoluta e PE: Çelja varet nga Vettingu

2016-12-01 0 Dailymotion

BRUKSEL-?Negociatat me Shqipërinë për anëtarësiminë në BE të hapen sapo të ketë progres të besueshëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi".

Kështu thekson projekt-rezoluta e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian hartuar nga Knut Fleckenstein. Projekt-rezoluta thekson se miratimi por edhe zbatimi në kohë i reformave janë kyçe për avancimin e integrimit në BE duke shtuar se Komisioni mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në draftin e publikuar nga Parlamenti Europian që bazohet mbi raportin e Komisionit Europian, theksohet se Komisioni pret që Shqipëria të konsolidojë progresin e arritur dhe të ruajë ritmin duke zbatuar të gjitha prioritetet kyçe.
Por ndërkohe Reforma në Drejtesi ka ngecur tek ligji i Vettingut. Drafti thekson se ligji i Vettingut është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese në pritje të opinionit të Venecias.