Random Video

Ora News –Koçi ironi me rrogën e Nishanit, Noka: Qeveri bandë. Ndërhyn Braho

2016-12-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Sigurisë u përfshi në debate për buxhetin e Forcave të Armatosura. Zëvendës/ Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, tha se në buxhet nuk llogaritet zëri për ushtarakët në reserve, ndërsa deklaroi se Presidenti bën politike. Por deputeti demorkat, Flamur Noka, tha se Qeveria nuk njeh ligj dhe institucione. Ndërsa kryetari, Spartak Braho, mbështeti Presidentin dhe kërkoi shtim të buxhetit për ushtrinë. Komisioni miratoi dhe buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për Forcat e Armatosura dhe letra e presidentit Bujar Nishani për këtë çështje solli debate të ashpra në Komisionin e Sigurisë.
Petro Koçi: Në këtë buxhet nuk është llogaritur pjesa e buxhetit që u takon ushtarakëve në rezervë. Besoj kemi të gjitha arsyet për ta llogaritur dhe atë pjesë të buxhetit që shkon rreth 0-10%. Ndërsa lidhur me shqetësimin e Presidentit të Republikës, meqenëse ai është sipas Kushtetutës Komandant, ne në fakt nuk ja kemi llogaritur rrogën si pjesë të buxhetit të Mbrojtjes, por dhe mund t?ia llogaritim në të ardhmen.
Ky shpjegim i zëvendës/Ministrit të Mbrojtjes Petro Koçi, dhe ironia që ai i bëri Presidentit, solli debate mes mazhorancës dhe opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koci-ne-prbuxhet-nuk-llogaritet-zeri-per-ushtaraket-ne-rezerve/