Random Video

Durrës - Nga 100 vetëm 25 plazhe private paguan taksën, Dako merr masa

2017-02-21 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mosrealizimi i planit për mbledhjen e taksave të plazheve private për sezonin e shkuar, ka detyruar bashkinë e Durrësit të tregohet më e rreptë në këtë fillim të sezonit turistik veror.
Kryetari i Bashkisë Vangjush Dako deklaroi se të gjitha bizneset që nuk kanë paguar taksën e shfrytëzimit për sezonin e vjetshëm, nuk do të marrin leje për sezonin e ri pa paguar p dy vite bashkë. Taksa e plazheve private është mbledhur në nivelin 29 % vitin e shkuar.
Vangjush Dako: Nga 29% do arrijmë 100 %. Asnjë nuk do të marrë leje për plazh publik nëse nuk përmbush detyrimin e vitit të kaluar
Ndërkohë qytetarët, të cilët përgjatë kësaj fundjave kanë frekuentuar plazhin e Durrësit, kanë kërkuar me teper hapësira publike në dispozicion, pasi sipas tyre, një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare nuk i ka kushtet për luks.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nga-100-vetem-25-plazhe-private-paguan-taksen-dako-merr-masa/