Random Video

Stop - “Kartoni” le pa provim e pa pune studentet e farmacise! (29 dhjetor 2016)

2017-02-26 6 Dailymotion

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & Klan;

Studentët e Fakutetit të Farmacisë, që u diplomuan në korrik 2016 në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, i janë drejtuar emisionit ?STOP? pasi nuk mund të japin provimin e shtetit më 5 janar. Arsyeja është se u mungon kartoni i diplomës. Pa këtë provim, nuk ushtrojnë dot profesionin rreth 58 studentë. ?STOP? flet për këtë shqetësim me farmacistë, studentë, presidenten e Urdhrit të Farmacistëve dhe Rektorin e Mjekësisë. Në fund duket, se është gjetur një zgjidhje, duke caktuar një tjetër datë në janar, për provimin e shtetit.

Presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, Diana Thoma, ngre shqetësimin për këtë çështje dhe thotë se ende nuk kanë marrë një përgjigje.

?Urdhri i Farmacistëve, përderisa merr përsipër regjistrimin e këtyre kandidatëve në listat përkatëse dhe këto lista ia delegon AKP ? së, e ka ngritur si shqetësim që në muajin tetor mospajisjen e këtyre studentëve me diploma. Fillimisht është një shqetësim i cili është ngritur pranë rektoratit dhe më pas është përcjellë në Ministrinë e Arsimit sepse ishim para faktit që këta studentë të tëra përcaktimet i kishin kaluar me sukses. Provimi i Shtetit organizohet dhe përcaktohet nga Ministria e Arsimit. Ishte ky institucion që ne i drejtuam pyetjen sesi do të procedohet me këta studentë. Sot e kësaj dite jemi në mungesë të kësaj përgjigjeje.?

Ndërkohë rektori i Universitetit të Mjeksisë, Arben Gjata në një bisedë telefonike me gazetaren e ?STOP? thotë:

Rektori ? Sa u ndava nga ministrja, thotë do hapi një sezon të ri për provimet e shtetit në janar. Do të marrin diplomat ?
Gazetarja ? Atëherë u hap?
Rektori ? Do hapim një sezon të ri, pra nuk do ta japim në datën 4, por besoj brenda? do ta japim brenda janarit. Do hapim një sezon të ri për këto provimet e shtetit.
Gazetarja ? Po. E morët konfirmimin nga Ministria e Arsimit?
Rektori ? Po, po, po. Me kë po merr? P.sh nga ministrja.
Gazetarja ? Profesor, jeni i disponueshëm të na jepni një intervistë?
Rektori ? Po s?jam mi xhan, jam super i zënë tani. Më kupton? Që të talleni ju, pastaj, kur të dilni aty. Se i dhashë nja dy orë intervistë për ato 20 minutat edhe filloni talleni pastaj, kur dilni aty tek ?Stopi?.
Gazetarja ? Jo absolutisht.
Rektori ? Se keni tall bythën, sa herë ju ka dashur qejfi. Po Sajmirin do ta takoj pak vetë do t?ia them.
Gazetarja ? O zotëri, tani nuk është?
Rektori ? Ne jemi, shiko tani në qoftë se ka një njeri më korrekt me ju dhe me të gjithë shtypin, unë kam qenë. Por që të tallni bythën, siç e keni tallur, ajo është e pafalshme.
Gazetarja ? Zotëri ne telefonojmë, themi kush jemi, paraqesim problematikën. Nuk ka të bëjë fare tallja.
Rektori ? Problematika, jo problematika.
Gazetarja ? Edhe gjuha, që po flisni ju, nuk është fare etike njëherë. Më vjen keq, ky fjalor, që përdorni.
Rektori ? Pse është etike, që të tallesh me njeriun, kur del në televizor?
Gazetarja ? Jo. Unë e di, që është ...