Random Video

FMN: Mbyllëm me sukses programin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerëson si te realizuar pozitivisht marrëveshjen me qeverinë shqiptare, ndërsa shprehet i hapur për një bashkëpunim të dytë. Por për Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ky vendim i takon qeverisë ?Rama 2?.?Ne mbyllje mund te them qe programi ka qene i suksesshëm. Disa objektiva janë arritur, por ende ka pune per te bere. Borxhi publik duhet te vijoje te ulet, reformat strukturore nuk duhet te ndalen, ndërsa duhet te vendoset taksa e pronës ne baze te vlerës se saj. Nëse pas përfundimit te zgjedhjeve, autoritet shqiptare na kërkojnë serish një marrëveshje te re, ne jemi te gatshëm te bashkëpunojmë?.Në mbyllje të misionit në Shqipëri, FMN, Ministri i Financave dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, bënë një panoramë të ekonomisë në tërësi. Për FMN, qeveria shqiptare ka ende detyra për të bërë.?Sa i takon te ardhmes rekomandohet: Te vijohet zgjerimi i te ardhurave per te fuqizuar financat publike, te ulet niveli i kredive te këqija, përmirësimi financiar do te ndihmoje ne sigurimin e shpenzimeve me efikase dhe ne mbajtjen nen kontroll te detyrimeve te prapambetura?.Sipas të gjitha parashikimeve, pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do të ketë një marrëveshje të re me të njëjtat kushte. Ajo që mund të ndodhë është që FMN të ketë vetëm rol këshillimor dhe jo detyrues ndaj qeverisë shqiptare.