Random Video

Ora News – Xhelili ia faturon “IMSI Catcher” Nokës. Pas 2011 s’mban mend asgjë

2017-03-31 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Oficeri i policisë Entjol Xhelili, i akuzuar se ka lëvizur mjetin me paisjen e përgjimit IMSI Catcher në institucione të ndryshme, përfshirë dhe burgje, dëshmoi sot në Komisionin Hetimor për paisjen e përgjimit.
Ai deklaroi para Komisionit se është trajnuar mbi këtë paisje në 2011, kur Ministër ishte kryetari i Komisionit Flamur Noka.
Kaq mjaftoi që deputetët e mazhorancës të kërkojnë zgjatjen e afatit të hetimit për Komisionin.
Diskutimet në Komision
Flamur Noka: Keni marrë pjesë në trajnime?
Entjol Xhelili: Nuk e mbaj mend mirë. Firma ka sjellë IMSI Catcher gjatë kohës që keni qenë ju Ministër.Kam marrë pjese ne trajnim. Përgjime të paligjshme nuk ka pasur, për 15 vjet që unë jam oficer policie nga ana ime nuk është shkelur asnjëherë ligji.E vërteta është vetëm kohë.
Flamur Noka: Na thoni datën, kohën, çfarë paisje dhe kush i ka bërë trajnimet?
Entjol Xhelili: Nuk më kujtohen. Në 2011 mos gaboj.
Flamur Noka: Dëshmitari Gëzim Gjoni, sot me detyrë shef i policisë në burgun e Fushë Krujës, dikur me detyrën e oficerit të infiormacionit në burgun 300 dëshmoi se ju keni hyrë në ambientet e jashtme të burgut 302. Mund të na thoni, e mbani kur dhe pse keni hyrë?
Entjol Xhelili: Çështja është në hetim. Nuk e mbaj mend ku por asnjëherë në mënyrë të kundraligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/xhelili-ia-faturon-imsi-catcher-nokes-pas-2011-smban-mend-asgje/