Random Video

Durrës, protestë kundër “veles” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-04-01 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërtimi i Veles para Torrës veneciane ne Durrës, ka nxjerre ne proteste dhjetëra qytetare e aktiviste te shoqërisë civile, te cilët thane se ky ndërtim po shkatërron rrënojat arkeologjike të qytetit. Por kryetari i Bashkisë se Durrësit, Vangjush Dako ka hedhur poshtë pretendimet se ky investim do te shkatërroje kete zone te mbrojtur. Ai tha se nuk ka asnjë dëmtim të vlerave arkeologjike, pasi muri rrethues për të cilin bëhet fjalë gjendet poshtë gërmimeve që po kryhen për ndërtimin e velës. Dako shtoi se investimi po kryhet paralelisht me monitorimin që po bën një grup arkeologësh. Projekti për ndërtimin e velës kushton rreth 6 milion dollarë dhe parashikon ndërtimin e një strukture në formë vele me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë, si dhe sheshin përreth saj me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë.