Random Video

Ora News – Në Teatrin Kombëtar për herë të fundit ‘Opera për tre grosh’

2017-04-01 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeqyteti ofron këtë fundjavë një sërë aktivitetësh kulturore për të gjithë dashamirësit e artit. Në Teatrin Kombëtar kryevepra e autorit çek Vaslav Havel, ?Opera për tre grosh? ngjitet në skenë për herë të fundit. Ndërsa Teatri Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, Teatri i Kukullave dhe ai Metropolitan mirëpresin të vegjlit të shtunë dhe të dielë me shfaqje argëtuese.
Për të gjithë dashamirësit e artit, kryeqyteti servir këtë fundjavë një sërë aktivitetesh kulturore.
?Opera për tre grosh?, kryevepra e autorit të njohur çek Vaslav Havel do të ngjitet për herë të fundit në skenë përgjatë kësaj fundjave në Teatrin Kombëtar.
Me regjisor Mehmet Xhelilin dhe një kast të njohur aktorësh ?Opera për tre grosh?ju mirëpret në shfaqet e fundit të saj.
Axhenda kulturore këtë fundjavë është e pasur edhe për më të vegjlit.
?Çufo dhe Tipi, një aventurë me verdhushka? do të argëtojë vogëlushët përgjatë të shtunës dhe të dielës në Teatrin Metroplitan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ne-teatrin-kombetar-per-here-te-fundit-opera-per-tre-grosh/