Random Video

Report TV - Konventa e LSI, Kryemadhi: Kemi faj për gabimet në qeveri

2017-04-25 0 Dailymotion

Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim zgjedh sot kryetarin e degës së Tiranë.

Konventa zhvillohet në Pallatin e Kongreseve ku marrin pjesë 2 mijë anëtarë të LSI të kryeqytetit.
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përcolli mesazhe të forta për politikën nga Konventa e LSI-së për Tiranën.

Ajo deklaroi se LSI ka sukseset e saj në qeverisjen e vendit, sikurse ka edhe fajet e saj në dështimet e qeverisë.

Por Kryemadhi kujtoi se ndryshe nga forcat e tjera politike, LSI ka kurajo të kërkojë falje për gabimet.

"Kemi edhe ne fajet tona, gabimet tona, e s'është turp të thuhet më fal për gabimet, se të thuash më fal është njerëzore. Një njeri që pranon gabimet, nuk i përsërit më ato, por një njeri që nuk pranon gabimet, do gabojë përsëri", u shpreh Kryemadhi.

Ajo deklaroi se LSI ka besim të plotë te lidershipi i saj, Ilir Meta.

"Ne jemi me Ilir Metën deri në momentin që ai do të luftojë për shqiptarët për t'iu rikthyer shpresën shqiptarëve, derisa ai të luftojë për sovranitetin tonë. Ne kemi dinjitetin tonë, integritetin tonë".

Kryemadhi sqaroi edhe vendimin e LSI-së në 2009-ën. Sipas Kryemadhit, nëse katër mandatet e LSI nuk do kishin shkuar për formimin e qeverisë, shqiptarët do ishin dhe sot me regjim vizash në BE.