Random Video

Report TV - Meta: Jo frikë nga reforma, ka politikanë që s'kalojnë Vettingun

2017-04-25 2 Dailymotion

Nga Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, kryetari i kësaj force politike Ilir Meta iu përgjigj kritikëve që e akuzojnë atë se ka frikë nga reforma në drejtësi.

Meta i kujtoi kujtdo që pretendon se LSI i druhet reformës, se po t'i nënshtrohen Vettingut nuk do ta kalojnë atë.

?LSI ka qenë më e qartë se askush për reformën në drejtësi, LSI theksoi se nuk kishte interes për të mbrojtur sistemin e degraduar të drejtësisë, por as të kapte sistemin e ri të drejtësisë. Të gjithë ata që i quaj me keqardhje sharlatanë, apo papagallë, që përsërisin nëse i keni vënë re, që LSI ka frikë nga reforma, që nuk e do reformën, po t?u bësh këtyre një Vetting, do dalin shumë keq, asnjë nuk do ta kalojë, përveç ndonjërit që ka bindjen e tij mbi bazë të një perceptimi të gabuar?- u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Ndërkohë kreu i LSI akuzoi klasën politike se mbizotërohet nga e njëjta frymë destruktive si në fillim të viteve '90.