Random Video

Report TV - 17 krimet për të cilat u akuzuan anëtarët e “Hakmarrjes për drejtësi”

2017-06-02 16 Dailymotion

Prej dy dekadash në shqiëpri ?Hakmarrja për drejtësi? është një termë i përdorur në fjalorin e akuzave politike dhe në dokumenta gjyqësore e procese të pafundme të cilët u konkretizuan këtë të hënë me pafajsi për 10 të pandehur mes tyre Altin Arapi dhe Orik Shyti.

Organizata ?Hakmarrje për Drejtësi? u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por dyshohet se ajo ishte krijuar kohë më parë dhe themelues të saj u konsideruan vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti, të cilët kanë status të azilantit politik në Belgjikë.

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" filloi në 24 dhjetor 1998.

Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit në vitin 1997 pas arratisjes nga burgjet. Orik dhe Laerft Shyti janë bijtë Aredin Shytit, njëri prej figurave më të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1991.