Random Video

Maqedoni, BDI vazhdon konsultimet për qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-06-02 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik per Integrim nuk ka dale ende me nje konkluzion per bashkëpunimin me LSDM per qeverinë e re ne Maqedoni. Ndonëse partia e Zoran Zaev ka dorëzuar prej disa ditësh dokumentin me kushtet per nje koalicion te mundshëm, nga BDI nuk ka ende përgjigje. Konsultimet brenda kësaj force politike per pese opsione vazhdojnë, por pa patur nje deklarate per mediat. U përfol nje takim i mundshëm liderësh te te gjitha partive shqiptare ne Maqedoni, po ai nuk ka ndodhur. Materialin e dorëzuar nga LSDM, BDI e ka diskutuar vetëm per përfaqësues te Lëvizjes Per Reforma-PDSH, e cila është pjesë e koalicionit ?Aleanca për shqiptarët?, por asnjë prej tyre nuk ka dhëne detaje. Dokumentin e socialdemokrateve duhet ta shqyrtojnë edhe partitë e tjera shqiptare pas dorëzimit nga LSDM. Partitë nuk kanë një afat të përcaktuar brenda të cilit duhet të marrin një vendim për formimin e qeverisë së re. Zoran Zaev është i bindur se do te siguroje 61 firma te deputeteve per te marre mandatin per qeverinë nga presidenti Ivanov, kurse rivali i tij Gruevski këmbëngul ne mbajtjen e zgjedhjeve te reja.