Random Video

Report TV - Mirditë, përkujtohet 100-vjetori i vdekjes së rilindasit Abat Prend Doçi

2017-06-03 0 Dailymotion

Mirdita ka përkujtuar 100-vjetorin e vdekjes së rilindasit Abat Prend Doçi, zonë në të cilën ai lindi dhe kaloi pjesën me të madhe të jetës së tij.

Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Mirditë morën pjesë drejtues lokalë, akademikë pasardhës të Doçit si dhe dhjetëra qytetarë.

Në nder të kujtimit të këtij njeriu të madh u ekspozuan foto dhe relike origjinale të abatit të cilat janë ruajtur nga familjarët, ndërsa akademiket e pranishëm referuan mbi jetën dhe kontributin e tij.

Kryetari i Bashkisë Mirditë Ndrec Dedaj tha se Mirdita dhe e gjithë Shqipëria duhet të jetë krenarë me figura të tilla siç është dhe Abat Prend Doçi i cili dha shumë në një prej periudhave më të lavdishme të vendit tonë, atë të rilindjes.

Duke ju referuar Abat Prend Doçit Arqipeshkevi i Mirditës Kristoforo Palmiri tha se me vlerat e këtyre njerëzve po ecim dhe në ditët e sotme.

Aktiviteti në nderim të 100-vjetorit të vdekjes së Abat Prend Doçit u mbyll me një shfaqje artistike Ansamblit të Shtetit dhe atij ?Mirdita?.