Random Video

Ora News – Bushati: Shqipëria ka në fokus luftën kundër terrorizmit

2017-06-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria ka në fokus të vazhdueshëm parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit. Deklaratën Ministri e bëri nga Gjeneva ku mori pjesë në Sesionin e Posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Një tjetër prioritet për qeverinë shqiptare, sipas Bushatit, është dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe respektimi i tyre.
Nga Gjeneva ku mori pjese në në Sesionin e Posaçëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se Shqipëria ka në fokus të vazhdueshëm parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar.
Ditmir Bushati: ?Shqipëria ka në fokus të vazhdueshëm parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit. Një politikë e mençur kundër terrorizmit është ajo që respekton të drejtat e njeriut që është tashmë. Ne jemi të angazhuar për të dhënë kontributin tonë në këtë Këshill për të adresuar problematikat që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut?.
Ministri Bushati nënvizoi se një tjetër prioritet për qeverinë shqiptare është dhe mbrojtja e të drejtave të minoriteteve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-gjeneve-kemi-marre-masa-per-luften-kunder-terrorizmit/