Random Video

Ora News - Spahiu: Armiku i Metës është Rama, të largohet nga aleanca

2017-06-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I ftuar në intervsitën e mbrëmjes në Ora News, kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu tha se Rama i trembet proçesit të vettingut. Arsyeja sipas tij është prania e 32 deputetëve të inkriminuar në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Rama tha Spahiu është armiku më i madh i LSI, ndërsa i bëri thirrje kësaj të fundit të ndërgjegjësohet dhe të largohet nga qeveria.
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, prej 12 ditësh i është bashkuar kauzës së Partisë Demokratike për zgjedhje të lira, duke hedhur pas akuzat që drejtonte ndaj Sali Berishës dhe kësaj force plitike kur ishte në pushtet.
I ftuar në intervsitën e mbrëmjes në Ora News Spahiu, theksoi se Rama i tembet vettingut pasi ka në grupin parlamentar 32 persona të inkriminuar.
Spahiu kërkoi që LSI të ndërgjegjësohet dhe të largohet sa më parë nga aleanca me Ramën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spahiu-armiku-i-metes-eshte-rama-te-largohet-nga-aleanca/