Random Video

Basha: Rama kërcënon dhe mashtron BE

2017-07-04 4 Dailymotion

Lulzim Basha beson se 18 shkurti dita kur opozita u fut në çadër përpara kryeministrisë, shënoi një ere të re për Shqipërinë dhe vetë opozitën. Përkrah aleatëve të tij, kreu i demokrateve komentoi dhe vizitën e kryeministrit Edi Rama ne Berlin, duke i cilësuar deklaratat e bëra në krah të shefit të diplomacisë gjermane si kërcënime ndaj Europës për vonesat e çeljes së negociatave të anëtarësimit, Basha i kërkon atij dorëheqjen si e vetmja rrugë që Shqipëria të integrohet.

Lulzim Basha falënderoi aleatet e Partisë Demokratike për mbështetjen e tyre, ndërsa veçoi kontributin e kryerepublikanit Mediu për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare për kauzën e opozitës, atë të zgjedhjeve të lira që mund t?i garantoi vetëm një qeveri teknike pa Ramen kryeministër.

Një ditë më parë Partitë opozitare dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një shkresë zyrtare ku i bëjnë me dije këtij institucioni se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit deri në arritjen e një marrëveshjeje politike që do sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Tv Klan