Random Video

Rikonstruksioni i Spitalit të Traumës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambiente të degraduara, korridor i përshtatur si farmaci, dhoma të tejmbushura nga familjarë në mungesë të ambienteve të posaçme për ta, kjo ishte pamja e Spitalit te Traumes para nisjes së investimit 8 miliardë lekë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, panë nga afer rikonstruksionin ne themel te te gjithë reparteve.?Një nga simbolet e rrënimit të shëndetësisë, spitali që u bë sallatë 20 e ca vjet dhe ky transformim hap një kapitull komplet të ri, faktikisht rilind spitalin e traumës, duke krijuar kushte komplet të tjera dhe duke dhënë një shembull shumë kuptimplotë të rezultateve të reformës, edhe përsa i përket financimit. Do ketë edhe një vlerë të madhe për të motivuar ekipin mjekësor, infermierët, ranimatorët, fizioterapistët që deri dje ishin komplet në mëshirë të fatit. Kjo periudhë ka qenë pak a shumë stabilizim i një situate të vështirë , sepse me atë infrastrukturë të shkatërruar nga të gjitha anët, por tani që vihet e gjithë infrastruktura dhe logjistika e re, me të gjithë aparaturat e reja, është komplet botë tjetër.?