Random Video

Debati për ish-filmat e realizmit-socialist

2017-07-04 1 Dailymotion

I gjithë debati mbi shfaqjen ose jo të disa filmave të realizmit socialist vështirë se të shkojë përtej tij. Dy muaj pasi Bilal Kola, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të ish të përndjekurve politikë, i kërkoi përmes kësaj shkrese zyrtare, Autoritetit të Mediave Audiovizive të ndalojë transmetimin e këtyre filmave, pasi sipas tij diskriminojnë dinjitetin e atyre që ish regjimi komunist i përndoqi deri në vdekje, AMA, thotë se është përtej kompetencave të saj.

Të gjendur në këtë situatë, hartuesi i kësaj kërkesë thotë se do të zgjidhet në rrugë parlamentare. Sipas tij, shfaqja e tyre, përbën shkelje të nenit 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Edhe pse kjo kërkesë, për të censuruar disa nga prodhimet e ish Kinostudio ?Shqipëria e Re?, është kundërshtuar edhe nga krijuesit e tij, pasi përbëjnë historinë e popullit tonë, Bilal Kola thotë se nuk do të ndalen.

Tv Klan