Random Video

Report TV - Vdekja e 74-vjeçares, Fatime Hida është vrarë nga banorë të fshatit

2017-07-04 3 Dailymotion

TIRANË-Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga vrasja e 74-vjeçares Fatime Hida në fshatin Mihajas në Bërzhitë, policia e Tiranës thotë se autori është banorë i zonës. Për këtë arsye policia ka marrë në pyetje banorët dhe ka disa pista që mund të çojnë në arrestimin e tij.

Dyshimi i policisë është se personi i cili ka bërë grabitjen dhe ka lidhur të moshuarën nga kambët e duart e njihte Fatime Hidën. Kjo edhe për faktin se autori ose autorët janë futur direkt në dhomën ku jetonte e moshuara dhe më pas janë larguar pa u dëgjuar nga asnjë prej fqinjëve.

Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se po mbahen në vëzhgim disa banorë të fshatit që dyshohet se grabitën të moshuarën dhe më pas e lidhën atë duke i shkaktuar vdekjen.

Pavarësisht se shoqëroi rreth 20 persona të dyshuar për ngjarjen, policia i liroi më pas ata, por disa prej tyre po mbahen në vëzhgim, ndërkohë që priten të dalin provat edhe për gjurmët e gishtave që janë gjetur në dhomën ku jetonte Fatime Hida.

Krimi makabër ndodhi më datën 5 mars. Pasi hynë në banesë autorët e lidhën nga këmbët dhe nga duart të moshuarën që jetonte e vetme, më pas i vendosën një rrobë në gojë dhe e mbuluan me nje qese plasmasi kokën. Pikërisht mosmarrja normalisht frymë i ka shkaktuar edhe vdekjen të moshuarës.