Random Video

Ora News - Blushi: Duhet të bindim opozitën të hyjnë zgjedhje. Ndryshe Rama bëhet Erdogan

2017-07-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi thotë se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të ndalur Edi Ramën për tu bërë një Erdogan prej çeliku. Nga foltorja e Kuvendit Blushi tha se duhet të bindim opozitën të marrë pjesë në zgjedhje.
Madje dhe argumentoi se çfarë do të ndodhë nëse PD, LSI apo Libra nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Për Blushin nëse në zgjedhje hyn vetëm Rama rrezikon të kthejë vendin në një Republikë presidenciale si ajo e Erdoganit dhe me keq se aq
Ben Blushi: Edhe opozita edhe qeveria nuk duan bashkarisht zgjedhje. Imagjinoni sikur në 18 qershor të ketë zgjedhje e të mos ketë asnjë nga partitë tona. Askush nuk garon. I bëjnë një nder shumë të madh Edi Ramës. Nëse PD dhe më pas LSI dhe pas Libra nuk marrin pjesë në zgjedhje Edi Rama nga kryeministër mund të kthehet në pronar brenda një dite. Nga një Gruevski mund të kthehet në një Erdogan prej çeliku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-duhet-te-bindim-opoziten-te-hyjne-zgjedhje-ndryshe-rama-behet-erdogan/