Random Video

Ora News – Basha: Jo dialog fasadë, paratë e drogës po blejnë lobistë të SHBA dhe BE

2017-07-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa flitej për një urë komunikimi mes palëve politike për të zgjidhur ngërcin politik, kryetari i opozitës, Lulzim Basha me të njëjtën ashpërsi si në ditët e para rikthehu në vemendje kërkesën e panegociueshme të opozitës për qeveri teknike. Basha tha se vetëm në këtë mënyrë do të pranojë dialog me kryeministrin ndërsa shtoi se me paratë e trafikut të drogës, po blihen lobistë në SHBA dhe Europë për të mbajtur në këmbë republikën e vjetër sic e cilëson ai.
Nuk ka asnjë përmirësim të situatës politike. Nga çadra, kreu i demokratëve, Lulzim Basha foli për lobistë të korruptuar të cilët paguajnë me paratë e narkotrafkut për të mbajtur republikën e vjetër në këmbë në kurriz të shqiptarëve
Basha: Republika e vjetër është mbi të gjitha komploti më i madh kundër shqiptarëve. Është një komplot politik, ekonomik, komplot kundër lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari të ndershëm. Në këtë komplot përfitojnë një grusht njerëzish, pushtetarësh të cilët kanë bërë zap partitë e tyre përmes aleances me krimin. Kanë shndërruar territorin e Shqipërisë në një hambar droge. Në këtë komplot marrin pjesë një grusht kriminelësh në shërbim të këtij grushti politikanësh të korruptuar dhe një grup oligarkësh që kanë shtenë në dore paratë e shtetit përmes tenderave korruptive dhe koncesioneve korruptive. Ky komplot po bën gjithçka që ka në dorë për të mbajtur në jetë republikën e vjetër. Ata kanë shumë për të humbur, miliardat e buxhetit të shtetit që kurrë nuk i dhanë për shqiptarët por i përvetësojnë për xhepat e tyre. Miliardat e nxjerra nga droga e narko-mafies shqiptare paguajnë lobistë të korruptuar europiane dhe amerikanë për ti bërë duan republikës së vjetër për të mbajtur në këmbë republikën e vjetër në kurriz të shqiptarëve të ndershëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-me-parate-e-krimit-paguhen-lobiste-europiane-dhe-amerikane/