Random Video

Rama: Basha, po pres për dialog - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i mazhorances Edi Rama i ka kërkuar sërish Lulzim Bashës të marrë një vendim për nisjen e dialogut politik pa kushte.Apelin e bërë në Facebook, Rama e përsëriti edhe në Cakran të Fierit, ku mori pjesë në shpërndarjen e lejeve te legalizimit. Por ftesës iu bashkua edhe nje nga demokratet e zonës, teksa mori dokumentin nga Rama.Kryeministri ironizoi çadrën e opozitës, duke e krahasuar atë me kioskat buzë lumit të Gjanicës. Teksa shpërndau lejet, kryeministri dha një mesazh edhe për drejtësinë. Në zonën e Cakranit u shpërndanë 1001 leje legalizimi.?Ata që sot janë ngujuar në Çadrën e Vetmisë bënë 21 mijë legalizime me para mbi dorë e nën dorë në 8 vjet, kjo qeveri 130 mijë legalizime falas në 2 vjet e gjysëm. Asnjë shtëpi s?do mbetet pa legalizuar falas në Shqipërinë që duam. Sot në një ditë bëjmë 1001 legalizime. Ndërsa në 8 vite edhe ato legalizime që janë bërë, janë bërë në kurriz të njerëzve. Janë legalizuar godinat mbi Gjanicë.