Random Video

Ora News – Apeli i Gjergj Frendos: Politika të dialogojë për zgjidhje

2017-07-05 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtuesit e kishës ortodokse dhe asaj katolike kanë uruar besimtarët për festën e Pashkëve. Njëzëri ata kanë apeluar për paqe dhe qetësi ndërsa arqipeshkvi Gjergj Frendo nuk kurseu edhe mesazhet për politikën, duke i ftuar palët të gjejnë zgjidhje përmes dialogut.
Në ditën e Pashkës, arqipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës imzot Gjergj Frendo ka zgjedhur të përçojë një mesazh për të gjithë politikanët duke qenë se këtë vit Pashka po festohet në një vit zgjedhor.
Nisur nga situata politike nën shembullin e Jezu Krishtit, Frendo i ka bërë apel politikanëve për dialog.
Frendo: Në emrin e Krishtit dëshiroj tu komunikoj të gjithë politikanëve sot se rruga për zgjidhjen e krizës së tanishme qëndron vetëm në dialogun, në veçoritë e dialogut gjatë të cilit të dyja palët lypset jo vetëm të flasin por edhe të dëgjojnë me përgjegjësi dhe pjekuri të plotë për të finalizuar më shumë të mirën e kombit sesa të mirën e partisë.
Nga ana tjeter kryepiskopi Anastas Janullatus në urimin e tij të Pashkës apeloi qe të jetohet çdo ditë me ngazëllimin paskal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-gjergj-frendos-politika-te-dialogoje-per-zgjidhje/