Random Video

Besimtarët e krishterë festojnë Pashkët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Besimtaret katolike dhe ata ortodoksë kane kremtuar Pashkën, e cila shënon edhe ngjalljen e Krishtit.Por ndryshe nga vitet te tjera, meshat janë mbajtur nen masa të forta sigurie. Ne katedralen katolike te Shën Palit dhe atë ortodokse te Ungjillëzimit ku u mblodhën mijëra besimtar, është vene re prania e shtuar e forcave të policisë, kryesisht ato RENEA.Mesha janë drejtuara nga kryepeshkopi Anastas Janullatus, si dhe me arkipeshkvi i Dioqezës se Tiranës, Durrësit imzot George Frendo, te cilët janë lutur për më shumë paqe, por nuk kane munguar as mesazhet për politiken.Besimtaret katolik dhe ata ortodoksë, kane ndezur qirinj dhe janë lutur për një jetë më të mire.Ngjallja e Krishtit simbolizon rilindjen e shpresës. Simboli i pashkëve janë vezët e lyera me ngjyre te kuqe.