Random Video

Veliaj inspekton punimet në rrugën “Dalip Topi” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa inspektoi nisjen e punimeve në rrugën ?Dalip Topi?, në zonën e ?Kodrës së Priftit?, kryetari i bashkisë së Tiranës, siguroi banorët se në kryeqytet puna nuk do të ndalet as në muajt e verës. Veliaj siguroi se fushata zgjedhore nuk do të ndikojnë në punimet e bashkisë.?Dua t?i garantoj qytetarët, se pavarësisht se qyteti, ashtu si e gjithë Shqipëria, do të hyjë në fushatë zgjedhore, kjo nuk do ndikojë aspak në punën e Bashkisë së Tiranës. Siç kemi punuar çdo ditë me një punë konkrete, kështu do të vazhdojmë gjatë gjithë kësaj periudhe, teksa përgatisim kopshtet, çerdhet, shkollat për fillimin e vitit të ri akademik. Jemi të fokusuar te puna dhe besoj se Tiranën e kemi çuar në drejtimin e duhur dhe do të mbajmë këtë ritëm.?Veliaj tha se cilësia punëve do të jetë e njëjtë si në qendër, ashtu dhe në zonat rurale dhe se ka ardhur të ndalim ndërtimet e parregullta.