Random Video

Report TV - Durrës, betonizohet plazhi, hotelet po hedhin blloqe betoni

2017-07-06 2 Dailymotion

Pak ditë më parë Report Tv ka denoncuar hedhjen e betonit në plazhin e Durrësit, ku një përfaqësi e hoteleve po hidhnin beton për të përfituar hapësira të rërës.

Ndërsa sot ambjentalisti, Sazan Guri dhe përfaqësues të shoqërisë civile denoncuan zyrtarisht pranë Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë së rrethit Durrës masakrën mjedisore që po ndodh në bregdetin Adriatik në sektorin Apolonia, ku dhjetëra biznese, me qëllim përfitimi të hapësirave me rërë, kanë betonizuar bregdetin në mënyrë të paligjshme.