Random Video

Ora News – Rama: Që PD të vijë më 18 qershor, më parë të kalojë nga Kuvendi për vettingun

2017-07-06 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinj në qytetin e Elbasanit theksoi se 18 qershori është një udhëkryq dhe se Partia Demokratike duhet të kalojë më parë nga Kuvendi për të votuar ligjin e vettingut.
Nëse nuk e bëjnë këtë sipas Ramës, nuk ka se si opozita të ndihmohet.
Rama: Është shumë e rëndësishme që të kuptohet se 18 qershori ka një rëndësi të madhe jo vetëm se të fitojë Partia Socialiste, por të fitojë shpresa e gjeneratës tuaj. Duhet të fitojë projekti ynë për të bërë shtet, për ta vënë Shqipërinë edhe më shumë në punë dhe për të krijuar mirëqenie nëpërmjet punës. 18 qershori është një udhëkryq dhe ju e shikonin se si ata rrinë në çadër dhe akoma shpresojnë se do të pengojnë popullin në të drejtën e tij për të votuar.
Duan të na kthejnë mbrapa. Shumica juaj nuk kishte lindur 20 vite përpara. Prindërit tuaj kanë parë tmerr me sy dhe shteti u tret, ku e gjithë hapësira e Shqipërisë u bë një hapësirë pasigurie, një hapësirë ku të gjitha shpresat dhe kursimet e një mundi të patregueshëm të atyre viteve u zhdukën. Atëherë ku gjithkush donte të ikte një orë e më parë. Ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet mbrapa. Ne nuk do të lejojmë që po ata që e shkaktuan atë tragjedi, po ata që në 8 vjet e zhytën Shqipërinë në borxhe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-qe-pd-te-vije-me-18-qershor-me-pare-te-kaloje-nga-kuvendi-per-vettingun/