Random Video

Ora News – Vasili: LSI forcë e parë, objektivi ynë në zgjedhjet e 18 qershorit

2017-07-06 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se ka vetëm një objektiv për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, forca politike që drejton të dalë forcë e parë politike. Gjatë një takimi me anëtarësinë në Kuçovë e Berat, ku u prezantuan kandidatët për deputetë, Vasili tha se LSI ka njerëzit e duhur dhe përgjigjet e qarta për të arritur këtë objektiv.
Objektivi i vetëm i Lëvizjes Socialsite për Integrim në zgjedhjet e 18 qershorit është të dalë force e parë politike.
Kryetari, Petrit Vasili, thotë se kjo forcë ka rreth vetes njerëzit e duhur për të arritur këtë qëllim.
Vasili: ?Kemi vetëm një objektiv dhe ky është të dalim forcë e parë politike. Jemi shumë të gatshëm dhe jemi të përgatitur që të qeverisim dhe i kemi të gjitha përgjigjet të qarta nga njerëz të zotë. Kemi një shans për rininë, kemi një shans për punësimin, por kemi një shans edhe për pensionistët. Kemi një shans të ri edhe për bujqësinë, kemi një shans edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Pra, i kemi të gjitha përgjigjet e gatshme që si forcë e parë të jemi fitues?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/petrit-vasili-kemi-vetem-nje-objektiv-lsi-te-dale-force-e-pare-politike/