Random Video

Edhe një javë afat për rivlerësimin e pasurisë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-07 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e procesit të rivlerësimit të pasurisë me një tatim prej 2 %, sportelet e zyrave të regjistrimit janë përballur me një dyndje aplikimesh.Si gjithmonë shqiptarët kujtohen në fund të afatit, edhe pse kanë qenë 9 muaj kohë në dispozicion, që nga shtatori i 2016.Sipas te dhënave nga zyra qendrore e regjistrimit të pasurive, deri në 19 Maj 2017 janë kryer rreth 51 mijë aplikime, nga të cilat 42 mijë kanë përfunduar procesin. Nga kjo shifër, buxheti i shtetit ka përfituar 3 miliard lekë.Nga ky proces numrin më të madh të aplikimeve e mban Tirana, më pas vjen Durrësi, Vlora etj. Kjo është hera e tretë që qeveria, hap fushata të tilla rivlerësimi me normë tatimi minimale, nje herë në 2011, e më pas në 2013. Por fushata e fundit ka pasur një trend të lartë interesi.