Random Video

Ora News – KQZ shtyn për nesër regjistrimin e opozitës dhe miratimin e listave

2017-07-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të dielën mbledhjen ku do të miratohet regjistrimi i partive opozitare në zgjedhjet e 25 qershorit si dhe lista e kandidatëve për deputetë.
Sipas procedurës, pas paraqitjes së emrave KQZ vepron me verifikimin e vetëdeklarimeve, kusht ky i vendosur në ligjin për dekriminalizimin.
Ndërkohë për administrimin e votimeve të 25 qershorit do të angazhohen 40 mijë komisionerë dhe numërues.
Hoxhaj: Në të tre nivelet e administratës zgjedhore të përkohshme, KZAZ, KQV, GNV, do të angazhohen rreth 40.000 shtetas, si komisionerë apo numërues. Duke marrë shkas nga disa shqetësime të shprehura nga komisionerët, trajnuesit dhe inspektorët rajonalë zgjedhor, pas ndryshimeve të fundit ligjore të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, KQZ qartëson opinionin publik, veçanërisht administratën zgjedhore, se çdo lloj funksioni për administrimin zgjedhor nuk konsiderohet veprimtari për qëllime partiake.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-shtyn-per-neser-regjistrimin-e-opozites-dhe-miratimin-e-listave/