Random Video

Ora News - Berat, nis rindërtimi i Kullës së Sahatit

2017-07-09 7 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Berat, po punohet për rindërtimin e Kullës së Sahatit, objektit që pasi u dëmtua nga tërmeti në vitin 1969, u rrënua plotësisht nga regjimi komunist. Projekti i Bashkisë kap vlerën e 50 milionë lekëve të rinj e parashikon ngritjen e kullës në lartësinë rreth 25 metra.
Në Berat, njihet si ?kulla e sahatit?, ndërtuar në shekullin e XVII në lagjen ?Murat Celepia?. U dëmtua gjatë një tërmeti në vitin 1969, por rregjimi i kohës jo vetëm që nuk e riparoi, por e pa të udhës ta shkatërronte tërësisht.
Kulla e Sahatit do t?i rikthehet Beratit, pas përfundimit të punimeve në një investim prej 50 milionë lekë të rinj. Projekti parashikon ndërtimin e kullës me një lartësi prej 25.44 metrash. Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj thotë se kjo është faza e parë e projektit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berat-nis-rindertimi-i-kulles-se-sahatit/