Random Video

Ora News – Rama kërkon ndihmë: Të ndahemi nga partitë që mbajnë peng zyrat

2017-07-09 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Librazhdit ka kërkuar votën e 25 qershorit për të marrë 71 mandate në mënyrë që në 4 vitet e ardhshme të krijohet një administratë që ti shërbejë popullit.
Rama: Dua t?ju them shumë shkurt, së pari në 25 qershor është një moment shumë i rëndësishëm që mund ta kthejmë në një vendim historik për Shqipërinë që duam. Në një vendim për të shkuar në votime, jo të ndarë, por të bashkuar me bindjen se është koha për tu ndarë nga politika që merr peng administratën dhe nga partitë që marrin peng zyra dhe tërheqin zvarrë popullin.
Ta çojmë bashkë këtë flamur në oborrin e shtëpisë së bashkuar europiane, është koha për të marrë një vendim historik që pushteti i dalë nga zgjedhjet i takon popullit dhe jo partive. Është koha për të vendosur për ti dhënë fuqinë e plotë për të qeverisur dhe autonominë për të mbajtur timonin e reformave PS.
Është koha për të vendosur së bashku që në 4 vitet e ardhshme të ndërtojmë një administratë shtetërore që të jetë krenari dhe jo turp. Një administratë ku në çdo zyrë cdo shqiptarët të shërbehet.
Është koha për ti dhënë PS një mandate të plotë për ta rritur ekonominë si asnjëherë më parë dhe për të na dhënë mundësinë të luftojmë siç luftuam për reformën në drejtësi, për ta çuar ekonominë mbi 5% rritje dhe për ti dhënë mundësi të gjithëve për punë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-kerkon-voten-ne-librazh-te-ndahemi-nga-partite-qe-mbajne-peng-zyrat/