Random Video

Katër plumba në sy të gruas, detaje të reja nga ngjarja që tronditi Vlorën

2017-07-10 2 Dailymotion

Një tjetër vrasje tronditi mbrëmjen e së martës qytetin e Vlorës. Fation Sinani, 40 ? vjeç u ekzekutua me katër plumba në derë të shtëpisë.

Gjithçka ndodhi në sy të bashkëshortes së tij, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.

Burimet bëjnë të ditur se çifti i bashkëshortëve nuk kishin fëmijë dhe jetonin në këtë shtëpi, në lagjen ?Partizani?, me qira.

40?vjeçari ishte me origjinë nga Tropoja dhe njihej si njeri i qetë, e punëtor.

Dyshimet e para janë se shkak për ekzekutimin e tij të jetë një hasmëri e mundshme në vendlindje, por nuk përjashtohet edhe një konflikt i momentit mes viktimës dhe autorit.

Megjithatë do të jetë dëshmia e një prej vrasësve, që pritet të hedhë më shumë dritë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.

Fation Sinani u vra rreth orës 22:10, nga 42 ? vjeçari Neritan Qeribani, i cili u arrestua pak pas ngjarjes. Ai dyshohet se e kreu vrasjen në bashkëpunim me një tjetër person, aktualisht në kërkim nga autoritetet e Vlorës.

40 ? vjeçari u qëllua katër herë dhe një prej plumbave e kapi në kokë./tvklan.al