Random Video

Ora News – Përplasje në këshillin bashkiak Gjirokastër për shkarkimin e kreut të Ujësjellësit

2017-07-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Socialistët kërkojnë shkarkimin e administratorit të Ujësjellësit, njëkohësisht këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin bashkiak të Gjirokastrës.
Mbledhja jashtë radhe, e thirrur nga kryetari i grupit te Partisë Socialiste Petrit Brahimi është shoqëruar me debate dhe deklarata të ndërsjellta dhe synonte heqjen e mandatit te këshilltarit socialist Bashkim Tola, me arsyetimin e papërputhshmërisë midis kësaj detyre dhe asaj të adminitsratorit të ujësjellësit.
Për Roland Bejkon, kryetarin e grupit të djathtë të këshillit bashkiak ky veprim ka prapavijë politike.
Roland Bejko: ?Sot ka rene morali i Keshillit bashkiak, i koalicionit te tyre. Kjo do të thotë se koalicioni nuk ka funksionuar në baza ligjore, por për pushtet?
Kërkesa e grupit te PS është kundërshtuar nga LSI, këshilltarët e së cilës braktisën mbledhjen. Kreu i këshilltarëve të LSI-së, Thoma Ndreu shpjegon arsyet.
Roland Bejko:?Ky nxitim për mbledhjen e këshillit ka tjetër prapavijë, është politike. Tribuna e këshillit po tentohet të përdoret për fushatë elektorale?
Protagonisti i përplasjes mes palëve, Bashkim Tola sqaron situatën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-ne-keshillin-bashkiak-gjirokaster-per-shkarkimin-e-kreut-te-ujesjellesit/