Random Video

Ora News – Vapa shton virozat, kujdes me helmimet ushqimore dhe kondicionerët

2017-07-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritet numri i personave të prekur nga virozat dhe infeksionet respiratore si pasojë e temperaturave të larta. Për të shmangur këto probleme shëndetësore, mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes me përdorimin e kondicionerëve. Një rrezik i madh gjatë kësaj stine janë edhe helmimet ushqimore që prekin të gjitha grupmoshat.
Rritja e temperaturave shoqërohet me probleme të ndryshme shëndetësore që prekin si fëmijët ashtu edhe të rriturit.
Drejtorja e Qendrës Shëndetësore, Nr.3 në Tiranë, Bruna Shiroka, thotë se ditët e fundit është vënë re një shtim i vizitave për virozat dhe infeksionet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
Shiroka: ?Së pari shfaqen viroza të tipit enteroviroza më të shprehura te fëmijët e vegjël, por kemi pasur raste edhe te të rriturit. Shfaqjes së afeksioneve në rrugët e sipërme të frymëmarrjes në formën e riniteve, rinofaringiteve, faringiteve dhe anginave të cilat kanë qenë më të shpeshta?.
Një nga rreziqet më të mëdha të kësaj stine janë helmimet ushqimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/vapa-shton-virozat-kujdes-me-helmimet-ushqimore-dhe-kondicioneret/