Random Video

Letra - “Një lutje” nga Veliaj, letra e personalizuar për familjet e Tiranës

2017-07-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot qytetarët e Tiranës kanë marrë një letër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes të cilës ai i falënderon me mirënjohje për mbështetjen e besimit që i kanë dhënë në këto dy vite, por nga ana tjetër i fton që, të Dielën, më 25 qershor, t?i japin një dorë Kryeministrit Edi Rama për një mandat të dytë qeverisës.
Në letrën e tij drejtuar të gjitha familjeve të Tiranës, të cilat e zgjodhën kryebashkiak në 2015, Veliaj u shpjegon se vota për Edi Ramën është një vonë për më shumë investime në kryeqytet, duke iu kujtuar se falë mbështetjes që Kryeministri i ka dhënë Bashkisë së Tiranës, sot qyteti është më i dashur, më i pastër, më i gjelbër, me kopshte e c?erdhe të standardeve më të larta, me parqe, kënde lojërash e hapësira sportive në shumë zona ku, deri dje, për më të moshuarit e për fëmijët, kishte vetëm makina, gropa, pluhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nje-lutje-nga-veliaj-letra-e-personalizuar-per-familjet-e-tiranes/