Random Video

Vetëm dy roje për liqenin e Pogradecit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-20 2 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
40 km vije liqenore në Pogradec ruhet vetëm nga dy roje, te cilët kane per detyre te shmangin incidentet e mundshme me pushuesit. Por edhe pse dy kullat e vrojtimit janë aty, sipas pushuesve, rojet nuk i ka pare askush.Por rojet e punësuar nga bashkia sqarojnë se gjatë gjithë kohës janë në lëvizje. Ata thonë se deri tani nuk ka pasur probleme. Zyrtarë të bashkisë pohojnë se në gusht do të shtohet edhe një roje për shkak se fluksi i pushuesve është më i lartë.Liqeni i Pogradecit është një ndër destinacionet e preferuara për pushuesit, por shpesh ai ka qenë edhe i rrezikshëm sidomos për ata që kanë zgjedhur të lahen në thellësi. Vetëm këtë vit aty kane humbur jetën 2 te moshuar, ndërsa nje vit me pare u mbytën 3 persona.