Random Video

Basha: Zgjedhjet e 25 qershorit u manipuluan - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-20 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne mbyllje te fushatës elektorale brenda PD Lulzim Basha ka premtuar zbatimin e parimeve te çadrës ne 4 vitet e ardhshme. Gjate takimeve ne Tirane e Kamez, Basha ka theksuar nevojën e zbatimit te parimit nje anëtar nje vote per çdo drejtues e deputet duke nënvizuar se kjo duhet paraprirë nga krijimi in je liste anëtarësie reale e jo fiktive.?Për mua ky mekanizëm kalon përmes parimeve të çadrës së lirisë, të republikës së re ku iu thamë shqiptarëve që mbi të gjitha republika e re është një raport i ri midis shtetit dhe qytetarit, se që këtej e tutje jo thjesht rekomandimet, por përcaktimet e përfaqësuesve për deputetë, për bashki dhe për këshilltarë bashkiakë, dhe çdo zyrë të zgjedhur publike apo brenda partisë demokratike duhet të vijnë me një anëtar-një votë nga anëtarët e PD. Dhe se ky proces nënkupton në radhë të parë anëtarësinë reale dhe jo fiktive, aktive dhe jo pasive të partisë demokratike, si trupën vendimmarrëse. Kjo pra është sfida e brendshme, bashkimi i të gjithë demokratëve në bazë të kontributeve të çdo demokrati, vlerësimi i këtyre kontributeve nga anëtarësia e partisë demokratike.?Basha ka përsëritur sulmet ndaj mazhorances per manipulimin e procesit te 25 qershorit.?Katër vjet betejë me një kundërshtar të bërë njësh me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin, që nisi me luftën tonë për dekriminalizimin. Dhe ishin kriminelët në institucione që bashkë me Edi Ramën zhvilluan projektin politik të mbulimit të Shqipërisë me drogë. Politik sepse synonte të mbulonte dështimin e tij me ekonominë. Politik, sepse kishte vetëm një qëllim, të kapte proceset zgjedhore?.Sipas Bashes, pas zgjedhjeve parlamentare eshte faktuar se PD eshte e vetmja force politike qe i tregoi se nuk pranon bashkëpunim me krimin per te fituar zgjedhjet.