Random Video

Report TV - Koncesion për lejet e qarkullimit ofertë nga kompani gjermane

2017-07-31 3 Dailymotion

Dhënia e lejeve të qarkullimit për makinat mund të jepet me koncesion.

Burime zyrtare pranë ministrisë së Transporteve thanë për Report TV se kjo ministri po shqyrton një ofertë të ardhur nga një kompani gjermane, e cila kërkon që të administrojë këtë shërbim që deri tani jepet nga Drejtoria e Transportit Rrugor.

Kompania gjermane i është ofruar vetë shtetit shqiptar dhe shpreh interesin për të administruar procesin e dhënies së lejeve të qarkullimit.

Kjo do të thotë se, një person kur blen një makinë dhe kërkon nxjerrjen e lejes së qarkullimit, nuk do të shkojë më Pranë Drejtorisë së Transporteve, por tek zyra rajonale e kësaj kompanie koncesionare.

Kjo kompani, kundrejt pagesës do të orfojë këtë shërbim që deri më tani qytetarët e merrnin në sportelet shtetërore.