Random Video

Siguria në plazhe, drejtues të policisë inspektojnë bregdetin

2017-08-02 4 Dailymotion

Jaupi dhe Qato, monitoruan gjithë vijën bregdetare për të parë nga afër masat e marra nga bashkitë për krijimin e perimetrit të sigurisë si dhe të korridoreve për mjetet lundruese.

Në një njoftim për mediat thuhet se, Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupi, sëbashku me Drejtorin e Departamentit të Sigurisë, Altin Qato, Drejtorin e Policisë Rrugore, Mitat Tola dhe Shefin e Sektorit për Kufirin detar, Tomorr Duro, kanë monitoruar dhe inspektuar masat e marra nga bashkitë për krijimin e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe kanë inspektuar punën e strukturave të Policisë Vendore dhe asaj të Kufirit në Vlorë, Himarë e Sarandë.

Gjatë takimit të zhvilluar me stafin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, asaj Kufitare dhe Delta Forcës, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato, ka theksuar se Vlora është qarku me shtrirjen më të madhe të vijës bregdetare.

"Janë rreth 307 forca policie të angazhuara në qarkun e Vlorës për sezonin turistik. Ndryshe nga viti i kaluar, sivjet kemi përzgjedhur punonjës policie të rinj, me performancë të mirë, duke i angazhuar në patrulla dyshe me biçikleta dhe motoçikileta. Njëkohësisht kemi angazhuar edhe grupet e FNSH-së e "Delta forcë-s", por duke parë fluksin dhe ngarkesën e madhe, mendojmë që në Vlorë në fundjavë të shtojmë edhe një grup tjetër të FNSH-së"

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Jaupi, ka vlerësuar punën e deritanishme të strukturave të policisë, që operojnë në qarkun Vlorë dhe u ka kërkuar atyre më shumë impenjim që megjithëse është muaj pushimi, për Policinë është muaj angazhimi e përkushtimi për të përmbushur me sukses prioritetin kombëtar, atë të parandalimit dhe të goditjes së kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe disa prioritete të tjera.

"Muaji Gusht është muaj angazhimi dhe përkushtimi për Policinë e Shtetit. Nga nesër e gjithë Policia do të kalojë në shërbim 12 orësh, me qëllim përmbushjen e disa prioriteteve primare për Policinë e Shtetit.

Së pari, vijimi më me përkushim i luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Menjëherë të fillojë përsëri rikontrolli i imtësishëm i gjithë territorit, i magazinave, ish magazinave e depove, e tuneleve, ish reparteve e banesave të braktisura, më qëllim të dyfishë, edhe për të parandaluar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike , por edhe për të evidentuar e goditur magazinimin e lëndës narkotike që mund të jetë të prodhuar vitin e kaluar.

Së dyti, intensifikoni masat për të rritur parametrat e sigurisë së pushuesve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Nën drejtimin e Prefektit, vijoni kontrollet në të gjitha plazhet me qëllim që pushteti vendor të krijojë të gjitha kushtet e sigurisë nga mjetet lundruese për plazhistët. Asnjë hap prapa, asnjë tolerim përballë çdo presioni, për Policinë e Shtetit është primare siguria e jetës së qytetarëve dhe jo përfitimi i disave në kundërshtim me ligjin dhe duke u shndërruar në rrezik për jetën e të tjerëve.

Policia Rrugore, kryesis...