Random Video

Ora News – Vanity Fair: Tirana, e re dhe dinamike si kryebashkiaku i saj, Erion Veliaj

2017-08-07 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe veçanërisht transformimi që po pëson Tirana po zë hapësira në revistat më të njohura të botës.
Revista prestigjioze italiane, ?Vanity Fair?, i ka kushtuar një artikull ndryshimit të kryeqytetit të shqiptarëve ku evidenton dhe punën e bërë nga kryebashkiaku i saj Erion Veliaj, të cilin e cilëson si një njeri tejet dinamik dhe tërheqës.
Duke e vlerësuar Tiranën si motorin e ndryshimit që po ?infekton? edhe pjesën tjetër të vendit, ?Vanity Fair? shkruan se janë mbi 100 kantiere të hapura në qendër të qytetit, kënde lojërash që përurohen në periferi, zona të reja të gjelbra që po i vjedhin hapësirë betonit.
Gazetarja Marta Ghelma fton turistët që të mos e humbin mundësinë për të vizituar këtë qytet interesant, ndërsa evidenton sheshin ?Skënderbej?, transformimin e ?Pazarit të Ri? dhe ?Bunk?art?.
Reportazhi i plotë:
Një grup zonjash në të 70-at kukurisin teksa mbajnë radhën në tualetin e një kafeneje në Porto Palermo, një zonë e vogël bregdetare pak kilometra larg Himarës. Me një theks tipik torinez, ndërsa shtyjnë pritjen, i rreshtojnë zëlartë njëra-tjetrës surprizat e udhëtimit të tyre në ?Vendin e shqiponjave?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vanity-fair-tirana-e-re-dhe-dinamike-si-kryebashkiaku-i-saj-erion-veliaj/