Random Video

Report TV - Report TV - Ekskluzive/Gjyqtari që u bë me 18 apartamente brenda vitit

2017-08-15 0 Dailymotion

Anëtarët e institucioneve më të larta të drejtësisë shqiptare vijojnë të befasojnë me pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, brenda një viti kalendarik, konkretisht brenda vitit 2016. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, gjatë vitit 2016, ka deklaruar në deklaratën e pasurisë 18 apartamente të reja dhe tre njësi ndërtimore në Ishull Shëngjin, Lezhë. Si burim për krijimin e pasurive të paluajtshme, gjyqtari referon një kontratë me një kompani të caktuar, por nuk ka të dhëna se sa është vlera e kontratës si dhe për burimin e parave që mbulojnë vlerën e kontratës.

Sipas deklaratës së pasurisë që po publikon Shqiptarja.com, apartamentet janë me sipërfaqe: 292 m2, 62 m2, 67 m2, 54 m2, 60 m2, 51 m2, 54 m2, 66 m2, 59 m2, 55 m2, 54 m2, 55 m2, 67 m2, 51 m2, 54 m2, 55 m2 etj. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelaj, për vitin 2016, deklaron edhe tre pasuri e paluajtshme, njësi në Ishull Shëngjin, Lezhë, me sipërfaqe 16 m2, 15 m2 dhe 218.06 m2.

Ai thotë se ka dy sipërfaqe trualli 1941 m2, në Ishull Shëngjin. Gjyqtari sqaron se vlera e blerjes së truallit është 16 000 euro. Këto para burojnë nga pjesa e shitjes së shtëpisë në Rr. Don Bosko, me vlerë 55 mijë euro. Po gjatë viti 2016, gjyqtari deklaron 30 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një lokali dhe ambienteve për banim në Shëngjin.