Random Video

Bashkia e Kukësit nis punimet për rikonstruksionin e çerdhes

2017-08-15 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çerdhja e lagjes numër tre e Kukësit do të mirëpresë të vegjlit e qytetit këtë shtator me ambiente të reja dhe bashkëkohore.
Bashkia ka nisur rikonstruksionin e plotë të godinës ndërsa projekti parashikon ndërrimin e sistemit higjeno-sanitar, rrjetin elektrik e hidraulik, si dhe instalimin e sistemit të ngrohjes.
Bujar Muçmata: ?Rikonstruksioni përfshin t ë gjitha punimet që nga shtresat melaninat, dyert, dritaret, savatimet, sistemit higjeno-sanitar, elektrik por edhe me sistemin e ngrohjes qendrore me kaldajë.?
Investimin Bashkia Kukës e ka siguruar përmes bashkëpunimit me bizneset kosovare si dhe ndihmës së dhënë nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-kukesit-nis-punimet-per-rikonstruksionin-e-cerdhes/