Random Video

Report TV - Ndahet nga jeta akademiku Ylli Popa, sot ceremonia e varrimit

2017-08-16 1 Dailymotion

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare Ylli Popa. Akademiku ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ylli Popa u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit në vitin 1930.

Pasi përfundoi studimet si normalist në qytetin e lindjes u diplomua si mjek në Bukuresht, në fushën e medikologjisë.

Ylli Popa ishte kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për një periudhë 10-vjeçare, në një kohë të vështirë (1997-2007), dhe njihet si një nga drejtuesit më jetëgjatë të këtij institucioni, më jetëgjati pas viteve 1990.

Popa ishte një nga intelektualët që dha ndihmë të konsiderueshme në reformimin e shkencës shqiptare.Ylli Popa për shumë vite qenë edhe mjek i Enver Hoxhës, diktatorit të Shqipërisë.

Ylli Popa ka qenë edhe deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për dy legjislatura. Për veprimtarinë e tij shumë të dobishme në shërbim të shkencës dhe popullit ai ka mbajtur titullin e lartë Hero i Punës Socialiste dhe është dekoruar me urdhrin Flamuri i Kuq i Punës.