Random Video

Qeveria “Rama 2” me 11 ministri dhe dy ministra shteti - News, Lajme - Vizion Plus

2017-10-24 39 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Kryeministri Edi Rama ka shpallur ne Asamblenë Kombëtare emrat e kabinetit me te cilin do te drejtoje Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme. Ne mandatin e dyte, Edi Rama ka vendosur te qeverise pothuaj me te njëjtët ministra me te cilët punoi gjate mandatit te pare; te vetmit emra te rinj janë; zëvendëskryeministrja Senida Mesi, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni, dy ministrat e shtetit ku bie ne sy nje prej figurave me te rëndësishme te partisë Pandeli Majko ne postin e Ministrit te Diasporës.

Rama ka preferuar te rikonfirmoje boshtin kryesor te qeverise; Arben Ahmetaj ne krye te Ministrisë se Financave qe tashme bashkohet me Ekonominë dhe Punen, Damian Gjiknurin ne postin e Ministrit te Energjisë, te cilit i bashkëngjitet edhe Infrastruktura, Fatmir Xhafen tek Ministria e Brendshme, Ditmir Bushatin tek diplomacia, Lindita Nikollen tek Arsimi.

Qeveria ?Rama 2? ashtu siç ishte paralajmëruar është me e vogël me 11 ministri e 2 ministra shtetit, krahasuar me 19 anëtaret qe kishte kabineti ne mandatin e pare. Kryeministri Edi Rama ka vendosur te shkrije Ministrinë e Integrimit, Ministrinë e Zhvillimit Urban, dhe 3 ministritë e Shtetit; per Marrëdhëniet me Parlamentin, per Inovacionin dhe per Pushtetin Vendor.

Ndërsa nder figurat e spikatura te mandatit te pare mungojnë Saimir Tahiri, Ilir Beqja dhe Mimi Kodheli. Ne diten qe shpalli qeverinë e re, kryeministri nuk harroi te paralajmëronte ministrat e tij. Edhe drejtimi i PS ne parlament do te ndryshoje ne kete mandat, Gramoz Ruçi do te drejtoje kuvendin dhe Taulant Balla do te zeje vendin e tij si kryetar i grupit parlamentar.

QEVERIA ?RAMA 2?
1- Zv/Kryeministre ? Senida Mesi
2- Ministër Shteti për Diasporën ? Pandeli Majko
3- Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrësve ? Sonila Qato
4- Ministër i Jashtëm ? Ditmir Bushati
5- Ministër i Brendshëm ? Fatmir Xhafaj
6- Ministre e Mbrojtjes ? Olta Xhaçka
7- Ministre e Drejtësisë ? Etilda Gjoni
8- Ministre e Kulturës ? Mirela Kumbaro
9- Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës ? Arben Ahmetaj
10- Ministre e Arsimit ? Lindita Nikolla
11- Ministre e Shëndetësisë ? Ogerta Manastirliu
12- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ? Damian Gjiknuri
13- Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ? Niko Peleshi
14- Ministër i Turizmit dhe Mjedisi ? Blendi Klosi
_________
Gramoz Ruçi ? Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Taulant Balla ? Kryetar i Grupit Parlamentar