Random Video

Report TV - Ja institucionet ku humbën 96 pikturat e Galerisë së Arteve

2017-10-24 0 Dailymotion

96 piktura mungojnë në fondin e pasurisë kombëtare në galerinë e arteve. Report Tv ka siguruar një listë të institucioneve të cilat nuk kanë kthyer pikturat pranë Galerisë kombëtare, piktura të cilat i kishin marrë në përdorim për ekspozim.

Mes këtyre institucioneve është Kryeministria, Ministria e Jashtme e Arsimit dhe deri tek ish-Kombinati i autotraktorëve ?Enver Hoxha? apo Qendra Ndërkombëtare e Kulturës.

Sipas Galerisë humbja e këtyre pikturave është dokumentuar në nëntor të vitit 2015, po prej asaj kohe asnjë e tillë nuk është kthyer pranë këtij institucioni.

?GKA nuk tregon autorët dhe vlerën e pikturave
Ajo çka mbetet mister me humbjen e kësaj pasurie kombëtare, është se çfarë vlere kanë këto piktura, kush janë autorët e tyre dhe si është e mundur që në institucione shtetërore të humbin pasuri kombëtare.